E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ I PROPOZUAR NGA PARTIA SOCIALISTE

Ne mbeshtetje te neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 2 dhe 84 pika 4 e Kushtetutes, me propozim te nje grupi deputetesh,

Neni 1

Qellimi i ketij ligji eshte pajisja me perparesi e nje kategorie te caktuar shtetasish me leternjoftimi elektronik, me qellim berjen e mundur te ushtrimit te se drejtes se zgjedhjes, per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2009.

Neni 2

Objekti i ketij ligji, eshte percaktimi i lehtesirave financiare per kategorine e shtetasve qe nuk disponojne pasaporte te vlefshme, te leshuar sipas ligjit nr. 8663 date 23.11.2000 dhe qe me daten 28 qershor 2009 jane mbi ose 18 vjec.

Neni 3

Shtetasit e percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji, nese aplikojne deri me daten 10 qershor 2009 per leternjoftime elektronike, nuk paguajne tarifen e parashikuar sipas legjislacionit ne fuqi. Nese aplikimi behet pertej ketij afati, shtetasi pervec tarifes se parashikuar per aplikim do te paguaje edhe nje vlere shtese, ne masen pesedhjete per qind te tarifes baze.

Neni 4

Ngarkohet Keshilli i Ministrave te ndermarre nje fushate sensibilizuese reklamash, ne median elektronike e te shkruar, qe synon nxitjen e shtetasve shqiptare per pajisje me leternjoftimi elektronik ne zbatim te ketij ligji.

Neni 5

Fondet per perballimin e efekteve financiare te parashikuara ne nenin 3 dhe 4 te ketij ligji, perballohen nga fondi i kontigjences se miratuar per Keshillin e Ministrave ne buxhetin e vitit 2009.

Neni 6

Ngarkohet Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave per zbatimin e ketij ligji.

Neni 7

Ky ligj hyn ne fuqi menjehere

KRYETARI

Jozefina Topalli (Cobaj)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›