Prokuroret dhe gjyqtaret, fshehin pasurite

TIRANE- Inspektorati i Larte i deklarimit te Pasurive, do te nise verifikimet per pasurite e gjyqtareve dhe prokuroreve. Nepermjet nje raporti ne te cilin gjendjen emrat e gjyqtareve dhe prokuroreve, te cilet kane fshehur pasurite private gjate deklarimeve. Madje ne kete raport gjendjen edhe emra gjyqtaresh apo prokuroresh, te cilet i kane transferuar pasurite e tyre ne emra te tjere. Kryesisht keto pasuri jane ne emer te bashkeshorteve ose femijeve te tyre. Investigimi per zbulimin e pasurive te prokuroreve apo gjyqtareve erdhi pas shpenzimeve te tyre neper udhetime, pothuajse ne cdo 10 dite. Te gjitha keto te dhena priten qe t'i vihet mbi tryeze, kreut te Inspektoratit te Larte te Deklarimeve, Adriatik Llalla, kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Bamir Topit, si dhe Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Drejtori i Qendres per transparence dhe informim publik, Sami Neza, nje interviste te dhene per televizionin Klan, ka treguar dje edhe menyren e investigimit te gjyqtareve dhe prokuroreve ne shkalle vendi. "Prokuroret jane me te pasur, gjyqtaret shpenzojne me shume. 3% fshehin pasurine, 7% transferojne pasurite. Momenti me interesant i investigimit jane udhetimet e gjyqtareve. Te dhenat nuk eshte se te mbajne ne suspans, por ato jane shume interesante. Ne dy vitet e fundit nje gjyqtar udheton nje here ne 10 dite jashte vendit dhe keto shpenzime nuk deklarohen.", ka sqaruar dje Neza. Me tej ai ka sqaruar se qellimi i tyre nuk eshte ndeshkimi i prokuroreve apo gjyqtareve. Sipas Nezes, mbase ky eshte qellimi qe nje kopje e ketij raporti nuk do t'i dergohet edhe Prokurores se Pergjithshme. Drejtori i Qendres per transparence dhe informim publik shtoi me tej se qellimi dhe i trupit diplomatik anglez, i cili dhe ka financuar kete projekt eshte qe te evidentoje rastet e shmangies se deklarimit te pasurise nga ana e zyrtarit qe mbart detyrimin ligjor. Nga ana tjeter kreu i ILDKP, Adriatik Llalla ka sqaruar se "ILDKP i ka paraprire ketij raporti dhe me formatin e ri per deklarim, ku futen dhe personat e trete te zyrtareve, duke shmangur keshtu rastet e transferimit te pasurive tek familjaret". R.C