E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers, i pafajshem per "armet"

Bie akuza ndaj kreut te perfaqesise diplomatike amerikane ne Tirane dhe pese zyrtareve te ambasades, per trafikun e armeve dhe municioneve. Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers i akuzuar ne qershor te vitit te kaluar per fshehje te fakteve, lidhur me shitjen e municioneve me orgjine kineze, per Departamentin e Mbrojtjes te SHBA-se, eshte deklaruar dje i pafajshem. Se bashku me te, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur te pafajshem edhe pese diplomatet e tjere. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesi i ambasades Robert Ud, ka sqaruar se pas deklarimeve ne qershor te vitit te kaluar ne media, se ambasadori i SHBA-se Xhon Uidhers dhe pese anetare te tjere te ekipit te Ambasades se SHBA-se ne Tirane, (Shqiperi) ne njefare menyre ishin te perfshire ne perpjekje per te fshehur fakte, lidhur me shitjen e municioneve me origjine kineze, ceshtja iu paraqit Inspektorit te Pergjithshem per shqyrtim. "Inspektori i Pergjithshem ka shqyrtuar te gjitha faktet e vena ne dispozicion dhe nuk gjeti asgje qe mund te konfirmonte ndonje pretendim penal, apo lloji tjeter ne lidhje me punonjesit e Departamentit te Shtetit. Departamenti i Drejtesise ka informuar Zyren e Inspektorit te Pergjithshem, se keta gjashte punonjes te Departamentit te Shtetit ne Ambasaden e Tirane, nuk jane shenjestra apo subjekte hetimi", sqaron Ambasada Amerikane. Me tej ambasada sqaron se mirepret deklaratat e bera nga Departamenti i Drejtesise dhe Inspektori i Pergjithshem dhe e konsideron kete ceshtje te mbyllur. "Departamenti mirepret deklaratat e bera nga Departamenti i Drejtesise dhe Inspektori i Pergjithshem dhe e konsideron kete ceshtje te mbyllur. Ambasadori Uidhers dhe ekipi i tij punuan saktesisht ne ate menyre sic do te prisnim te punonin. Jemi krenare dhe mirenjohes per sherbimin e tyre", thuhet ne deklarate.

Vete ambasadori e ka komentuar kete ceshtje. "Jam mirenjohes qe Departamenti i Drejtesise dhe Departamenti i Mbrojtjes, tani i konsiderojne pretendimet kunder meje dhe zyrtareve te tjere ne Ambasaden ne Tirane, te mbyllura. Keta zyrtare, Stiven Kristina, Patrik Leonard, Paula Thide, Viktor Majev, dhe Robert Njusem jane nder diplomatet me te shkelqyer qe kam njohur", ka deklaruar dje Uidhers.

"Jam i kenaqur, qe e verteta tani eshte e qarte per kete ceshtje"

Ka qene i menjehershem reagimi i ambasadorit amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers, teksa eshte shprehur pas deklarates se Departamentit te Drejtesise, qe keta gjashte punonjes te Departamentit te Shtetit ne Ambasaden ne Tirane nuk jane shenjestra apo subjekte hetimi. Uidhers e ka cilesuar vendimin te drejte dhe eshte shprehur shume mirenjohes qe ate dhe pese zyrtaret e tjere jane deklaruar te pafajshem ne lidhje me trafikun e armeve dhe municioneve shqiptare. "Jam mirenjohes qe Departamenti i Drejtesise dhe Departamenti i Mbrojtjes, tani i konsideron pretendimet kunder meje dhe zyrtareve te tjere, te Ambasades ne Tirane te mbyllura. Keta zyrtare - Stiven Kristina, Patrik Leonard, Paula Thide, Viktor Majev, dhe Robert Njusem - jane nder diplomatet me te shkelqyer qe kam njohur. Sic thashe vitin e kaluar, nje shqyrtim i drejte i fakteve do te coje, ne fund, tek e verteta. Jam i kenaqur qe e verteta tani eshte e qarte dhe qe ketyre zyrtareve te shkelqyer, u jane njohur kontributet ndaj sherbimit te vendit tone", tha Udhers.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›