Rama: Nderprerje e aplikimit, per ata me pasaporte
Denis Dedej
Aplikimi i te gjithe shtetasve me pasaporte duhet te nderpritet deri ne 28 qershor, dhe nje fushate intensive sensibilizuese, duhet te filloje per te cuar ne sportelet e aplikimit, te gjithe zgjedhesit pa pasaporte. Ky eshte propozimi konkret i paraqitur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas shqetesimit te ngritur here pas here mbi rrezikun e deshtimit te pajisjes se qytetareve pa pasaporte, me leternjoftim. "Ne jemi shume te shqetesuar per te gjitha pasojat e renda dhe absolutisht te pajustifikueshme, qe deshtimi i zgjedhjeve te 28 qershorit, mund te sjelle per Shqiperine ne planin politik, ekonomik e shoqeror dhe per perspektiven e integrimit te vendit tone, ne Bashkimin Evropian", shprehu shqetesimin Rama. Sipas tij duhet te kthehet ne ligj, nje ore e me pare per te shpetuar zgjedhjet dhe nderin e vendit, duke u dhene te gjithe shqiptareve e shqiptareve qe s'kane pasaporte mundesine e aplikimit, pavaresisht nese gjendje e tyre ekonomike nuk ua lejon. Selia roze propozon qe te gjithe keta shtetas pa pasaporte, qe do te aplikojne deri me daten e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, duhet te pajisen falas. "Askush s'mund te mbetet pa votuar pse eshte i varfer. Ashtu sikunder s'duhet te lejojme kurrsesi qe kjo pjese e varfer, e cila kercenohet ne te drejten per votim per shkak te varferise, te kthehet ne nje rezervat ku hyjne ne funksionim, skema korruptive qe deformojne votimin", argumentoi propozimin e tij, kryetari socialist. Sipas tij, ky propozim konkret eshte nje tjeter shprehje e kontributit te tyre te vazhdueshem, qe punet e vendit te behen me mire dhe interesi i ketij vendi sot, me shume se asnjehere, eshte te dale faqebardhe ne 28 qershor, per te ecur me shpejt ne rrugen e Bashkimit Evropian. "Prandaj edhe jemi plotesisht te gatshem te votojme ne Parlament, pa humbur kohe mbeshtetjen financiare nga buxheti i shtetit, per te garantuar karten e identitetit falas per cdo shtetas pa pasaporte, qe e merr ate perpara zgjedhjeve", drejtoi thirrjen Rama, duke u kerkuar keshtu te gjitha forcave politike ta miratojne propozimin e tyre. Per sa i perket interesimit te gazetareve, nese do te duhej qe te zgjidhej nje konsensus midis dy shkeljeve kushtetuese per shtyrjen e dates se zgjedhjeve, apo per mos dhenie te se drejtes se votimit per ata qe nuk kane pasaporta, Rama u pergjigj se do te vazhdoje te jape kontributin e tij. "Nderkohe qe vazhdojme te besojme se, procesi mund te shpetohet dhe se procesit duhet t'i jepet nje shans duke garantuar aplikimin per karte identiteti", cilesoi kryesocialisti.