Kryetarja e Kuvendit pret ambasadorin turk Suphan Erkula në fund të mandatit të tij.
Zoti Erkula tha se ka qenë një privilegj të shërbeje në një vend mik si Shqipëria.
Erdha në një periudhë interesante gjatë së cilës pashë realizimin e ndryshimeve shumë të shpejta të vendit dhe po iki në kohë interesante për Shqipërinë. tha ai.
Gjatë mandatit të tij zoti Erkula dha një kontribut të rëndësishëm në intensfikimin e marrëdhënieve miqësore dhe politike mes Shqipërisë dhe Turqisë duke realizuar 3 herë takime mes kryeministrave të të dy vendeve, pa folur për takimet e niveleve të larta mes kryetarëve të parlamenteve, ministrave, etj.
Ai u shpreh i kënaqur që kishte kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, ku ndër të tjera përmendi dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit midis dy vendeve u cilësua, ndër të tjera, ndërtimi i një vepre gjigande si rruga Durrës-Kukës. Nga ana e saj, Kryetarja Topalli i shprehu ambasadorit turk mirënjohjen e veçantë për çuarjen përpara të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e përgëzuar për punën e efiçente përfundoi me realizimin e takimeve të nivelit të lartë.
Ju keni qenë një mik i Shqipërisë dhe keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjatë këtyre viteve janë intensifikuar takimet mes kryeministrave dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, në të gjitha aspektet, kanë njohur vetëm rritje, tha Kryetarja Topalli. Zoti Erkula falënderoi zonjën Topalli për mbështetjen e vazhdueshme që ajo i kishte dhënë gjatë gjithë punës së tij si ambasador i Turqisë në Shqipëri.