Ambasadori i Pranisë së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch i shpreh Kryeministrit Berisha ngushëllimet për humbjen e jetës së 4 oficerëve të Policisë së Shtetit
Ambasadori Robert Bosch i shprehu Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare ngushëllimet e Pranisë së OSBE-së në Tiranë për humbjen e jetës së katër oficerëve të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, në një operacion policor ditën e premte në Durrës.
“Prania e OSBE-së në Tiranë shpreh mbështetjen e fortë për veprimet e vendosura dhe decisive të ndërmarra ndaj të gjitha formave të krimit të organizuar, nga qeveria shqiptare. Ne vlerësojmë lart rezultatet e arritura falë besnikërisë, zotësisë dhe përkushtimin të grave dhe burrave trima të policisë”, u shpreh ambasadori Bosch.
13/08/2009