E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI І SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”

P R O J E K T L I GJ

PËR

PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI І SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1
Objekti

Objekti і këtij ligji është të përcaktojë formën dhe formulën e privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori і Sistemit të Shpërndarjes”, në vijim OSSH, sha-ja.

Neni 2
Forma e privatizimit

Privatizimi і OSSH, sha-së, realizohet nëpërmjet transferimit të aksioneve, të zotëruara nga shteti, si aksione të kapitalit të shoqërisë, një investitori strategjik, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”, sipas formulës së privatizimit, të parashikuar në këtë ligj.

Neni 3
Formula e privatizimit

Forma dhe formula e privatizimit të aksioneve të OSSH, sha-së është, si më poshtë vijon:
1. Jo më pak se 51 për qind, por jo më shumë se 76 për qind e aksioneve të kapitalit, u ofrohen investitorëve strategjikë, të cilët janë shoqëri apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare dhe janë të specializuara në sektorin e energjisë. Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërmë transferohet nëpërmjet shitjes, me procedurën “Tender і hapur ndërkombëtar”. Çmimi і blerjes paguhet në euro. Madhësia e kësaj pakete përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Paketa e mbetur e aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “Operatori і Sistemit të Shpërndarjes”, të zotëruara nga shteti, u ofrohet subjekteve të mëposhtme:

a) Ish-subjekteve të shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, në vlerë të barabartë me vlerën e truallit dhe/apo ndërtesave, të vlerësuara në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet.
b) Punonjësve të OSSH, sha-së, në shkëmbim të aksioneve me bonot e privatizimit apo letrat me vlerë për të persekutuarit, të zotëruara prej tyre, përfshirë edhe ato të zotëruara nga prindërit, bashkëshorti/ja dhe fëmijët e punonjësve.

Në rast se përqindja e aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime, “Operatori і Sistemit të Shpërndarjes”, nuk është e mjaftueshme për të kompensuar ish-subjektet e shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, ngarkohet Këshilli і Ministrave për të përcaktuara mënyrën e kompensimit të tyre.

Përqindja, mënyra dhe koha e transferimit të aksioneve, që do t’u ofrohen ish-subjekteve të shpronësuara dhe punonjësve, sipas pikës 2, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Për qëllim të shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij neni, punonjës të shoqërisë vlerësohen punonjësit, që punojnë në OSSH, sha, pas përfundimit të privatizimit dhe/ose që pas vitit 1992 kanë punuar për të paktën 5 vite për KESH, sha-në, dhe/ose për OSSH, sha-në, apo, për ndonjërën nga filialet e tyre ose kanë qenë anëtare të organeve drejtuese KESH, sha-së, a OSSH, sha-së.

4. Investitorët strategjikë, të cilët kanë blerë aksionet sipas pikës 1, të këtij neni, ushtrojnë të drejtën e parablerjes së aksioneve, të mbetura të OSSH, sha-së, të cilat nuk u janë transferuar ish-subjekteve të shpronësuara të truallit dhe/apo të ndërtesave dhe punonjësve të OSSH, sha-së, sipas pikës 2, të këtij neni duke paguar të njëjtin çmim për aksion, sipas kontratës së shitjes. E drejta e parablerjes shuhet        1 vit pas përfundimit të procedurës së transferimit të aksioneve, që u janë ofruar subjekteve, sipas pikës 2, të këtij neni.

5. Pas përfundimit të periudhës të së drejtës së parablerjes, aksionet e mbetura të pablera nga investorët strategjikë mbeten në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që përfaqëson shtetin. Mënyra e transferimit dhe subjektet, që do t’u transferohen këto aksione, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në kuptim të këtij paragrafi nuk zbatohen nenet 206 e 207, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”.

Neni 4
Programi і punonjësve të ristrukturuar nga privatizimi

Trajtimi і punonjësve, që do të dalin të papunë nga procesi і ristrukturimit, në kuadër të privatizimit të OSSH, sha-së, si dhe burimet financiare, të nevojshme për kompensimin financiar të tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5
Përdorimi і të ardhurave nga privatizimi

1. Të ardhurat nga privatizimi і OSSH, sha-së, do të përdoren për:

a) mbulimin e shpenzimeve për organizimin e procedurave të tenderit dhe për veprimtari të tjera, që nevojiten në procesin e privatizimit;
b) pagesën e tarifës së suksesit, shoqërisë së pavarur konsulente, të kontraktuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
c) shpërblimin e komisionit të vlerësimit të ofertave, të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, si dhe të grupit të negociimit, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave;
ç)   trajtimin e punonjësve, që do të dalin të papunë nga procesi і ristrukturimit të OSSH, sha-së, në kuadër të privatizimit të saj.

Pjesa e mbetur kalon në buxhetin e shtetit.

2. Masa e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi і OSSH, sha-së, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 6
Miratimi і kontratës

Kontrata për shitjen e aksioneve nënshkruhet nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe miratohet nga Kuvendi.

Neni 7
Procedura e përzgjedhjes së investitorit strategjik

Kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë dhe kriteret e vlerësimit të ofertave, për privatizimin e OSSH, sha-së, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 8
Institucioni përgjegjës për procesin e privatizimit

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me asistencën  e shoqërisë konsulente, për organizimin dhe kryerjen e procesit të privatizimit të OSSH, sha-së, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Neni 9
Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli і Ministrave, që, sipas përcaktimeve të neneve 3, 4, 5 e 7, të këtij ligji, të nxjerrë aktet  e nevojshme nënligjore për realizimin e procesit të privatizimit të OSSH, sha-së.

Neni 10
Legjislacioni і përjashtuar

Ky ligj përjashton zbatimin e akteve ligjore të mëposhtme:

a) të ligjit nr.8006, datë 5.10.1995, “Për miratimin e formulës së mbajtjes së aksioneve në çastin e shitjes së shoqërive, që veprojnë në sektorin e energjisë elektrike”;
b) të ligjit nr.7963, datë 13.7.1995, “Për privatizimin e sektorit të energjisë elektrike”.

Neni 11
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R І

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›