E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 110/20 KV, BURDULLIAS, BERAT

VENDIM

PER

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 110/20 KV, BURDULLIAS, BERAT

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110/20 kV, Burdullias, Berat, sipas tabelës, që i bashkalidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të KESH, sha-së, Tiranë.

3. Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronëson, znj.Selime Fero Qalliu, të kompesohet në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 3 405 m2, tokë bujqësore, ullishte, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 1 021 500 (një milion e njëzet e një mijë e pesëqind) lekësh.

4. Ky fond të përballohet nga fondet e KESH, sha-së, zëri “Kosto vendore për shpronësimet”.

5. Vlera e shpenzimeve proceduriale, në shumën 86 000 (tetëdhjetë e gjashtë mijë) lekë të përballohet nga KESH, sha-ja, si subjekti kërkues i këtij shpronësimi.

6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit nëntor 2005 dhe të përfundojë brenda këtij viti.

7. Punimet për ndërtimin e këtij nënstacioni të përfundojnë brenda muajit maj 2006.

8. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›