PROTIK marrëveshjme me UT-në, Pollo: Zhvillim teknologjive të reja
Tiranë- Universiteti i Tiranës dhe Protik kanë nëshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për të mbeshtetur zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri nëpërmjet edukimit dhe arsimit të lartë në veçanti.
Vetë ministri i Teknologjisë, Genc Pollo, u shpreh se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme që synon të përmirësojnë nivelin e standarteve universitare në Shqipëri.
Por sot, qendra PROTIK, pikërisht si një qendër e krijuar nga shumë partnerë, përfshi Qeverinë dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe kompanitë e mëdha të sektorit, është në rolin e vet, duke ndërtuar tashmë një marrëdhënie të re, të institucionalizuar, përmes memorandumit të porsa nënshkruar me UT, universitetin më të vjetër në Shqipëri, për të dhënë kontributet e veta, për të marrë nga universiteti, me një qëllim të përbashkët, që të gjitha mundësitë që kemi, që në Shqipëri për qendrën PROTIK janë unike, si dhe kapacitetet njerëzore, studentore, profesionale të UT, të bashkërendohen, të koordinohen dhe të zhvillohen më tej me një sinergji të re. Është memorandumi i parë i këtij lloji që nënshkruhet mes qendrës PROTIK dhe një universiteti, do të vijojë edhe me të tjerë, por si dita e parë e këtij nënshkrimi do tju uroja suksese në këtë rrugë. Por bashkë do të kemi sfida të tjera, si dhe synime të tjera edhe më ambicioze,- tha Pollo.
Të dy institucionet nëpërmjet këtij bashkëpunimi synojnë ndër të tjera përmirësimin e burimeve të ardhshme njerëzore dhe orientimin e studentëve drejt tregut të punës.