PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT TOPI NË CEREMONINË E DORËZIMIT TË FLAMURIT KOMBËTAR DELEGACIONIT OLIMPIK SHQIPTAR, PJESËMARRËS NË LOJËRAT OLIMPIKE – PEKIN 2008.

23 korrik 2008
I nderuar zoti Ministër Pango,
I nderuar zoti Domi,
Të nderuar anëtarë të Komitetit Olimpik Kombëtar e të Federatave,
Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik,
Të nderuar pjesëmarrës,
Jam i lumtur që, si President i Republikës, më jepet rasti sot t’i dorëzoj flamurin Ekipit Olimpik shqiptar, i cili do të konkurojë në Lojrat e Pekinit 2008. Kjo nuk është thjesht një ceremoni e thjeshtë zyrtare, por një ngjarje e veçantë sa simbolike, aq edhe domethënëse.
“Një botë, një ëndërr” ky është slogani i këtyre Lojrave. Dhe ne si të gjithë shtetet, jemi pjesë e kësaj bote dhe kemi të njëjtën ëndërr. Ky slogan fton mbarë botën që t’i bashkohet shpirtit olimpik për një të ardhme më të mirë për krejt njerëzimin.
Vajzat dhe djemtë sportistë olimpikë të Shqipërisë, bashkë me flamurin dhe krenarinë, do të marrin sot mbi supet e tyre përgjegjësinë e madhe morale për të përfaqësuar sa më denjësisht atdheun e tyre, Republikën e Shqipërisë në Lojrat e 29-ta Olimpike.
Kjo është një ditë që të ngjall shumë emocione kur mendon se do të jetë pikërisht ky flamur në duart tuaja, që do të shpaloset hijshëm në ditën e parë të ceremonisë së hapjes për t’i dëshmuar botës praninë e një populli të vogël, por me një shpirt të madh gare.
Do të jetë ky flamur, i cili gjatë gjithë ditëve të Olimpiadës me valëvitjen e tij, do t’ju kujtojë se mijëra e mijëra sy, mijëra e mijëra zemra do të jenë kurdoherë me ju për t’ju dhënë kurajo, për t’ju kujtuar se ju jeni në gjendje të bëni më të mirën tuaj.
Besoj se ju do të dini t’ia shpërbleni popullit tuaj, vendit tuaj ashtu siç i ka hije njerëzve me vullnet të fortë e të sakrificës, njerëzve me besim në vetvete, njerëzve të bindur plotësisht për ta çuar edhe më lart emrin e mirë të popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë.
Natyrisht medaljet kanë vlerën e tyre të veçantë, por më e rëndësishme se sa një ose disa medalje, është përfaqësimi me dinjitet, është shpirti i garës, është krenaria që bart secili prej jush në përfaqësimin e Shqipërisë.
Ju jeni ambasadorë të paqes, jeni ambasadorë të një vendi demokratik, jeni lajmëtarë të lirisë, jeni një urë që lidh popullin shqiptar dhe Republikën e Shqipërisë me të gjithë popujt dhe vendet e kësaj bote, të prirë nga ky flamur.
Merreni pra, këtë simbol të krenarisë tonë dhe bashkë me të, në emër të popullit shqiptar, më lejoni t’ju jap urimin: Dalshi faqebardhë!