E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutim mafioz në Greqi, vritet shqiptari plagoset një ukrainase

Greqi- Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Kalithea të Athinës.

Siç raportojnë mediat greke një grua që ishte me të në makinë ka mbetur e plagosur rëndë kur dy persona i kanë bërë pritë dhe i kanë qëllaur me armë.

Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar menjëherë policinë greke e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar në gjendje të rëndë për në spital gruan nga Ukraina, 30 vjeç.

Sakaq mediat greke duke cituar policinë lokale thonë se bëhet fjalë për një sulm mafioz pasi autorët nuk kanë lënë asnjë gjurë në vendngjarje. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve që i morën jetën 40-vjeçarit shqiptar në shtetin fqinj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›