E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 20 vjec. Ceremonia festive pa themeluesit

Në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, lideri i opozitës, Edi Rama tha se socialistët kanë treguar në dy dekadat e fundit se janë në anën e duhur të historisë. Kryesocialisti Rama theksoi se ky 20 vjetor përkon me orën e një udhëkryqi të vështirë për shqiptarët.

“Historia e familjes sonë politike është një histori plot ngjarje interesante e personzhe nga më të ndryshmit, ku dritat, por edhe hijet e një rruge të gjatë 20 vjet dëshmojnë në rradhën më të parë se në PS nuk ka munguar asnjëherë liria” tha Rama.

Në sallën ku festohej 20 vjetori i partisë më të madhe opozitare binte në sy mungesa e themeluesve të kësaj partie, por edhe një numri të konsiderueshëm deputetësh aktual të partisë socialiste. Mungesës së ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano i janë bashkangjitur emra si Skënder Gjinushi, por edhe deputetë si Andis Harasani, Kastriot Islami dhe Ben Blushi. Kryesocialisti Rama në fjalën e tij falenderoi vetëm një nga themeluesit e PS-së.

“Ndihem i privilegjuar që të falenderoj me mirënjohje e respekt të thellë për gjithçka, e ta veçoj sot në këtë përvjetor njeriun që pikërisht në orën e lindjes së kësaj partie, 20 vjet më parë mbajti një fjalim shembull mbi kurajon për të qenë në anën e duhur të historisë, mikun tonë të shtrenjtë, Dritëro Agollin”- u shpreh Rama.

Ceremonia e 20-vjetorit të partisë më të madhe opozitare u zhvillua  në një moment kritik për këtë forcë politike, duke filluar që nga mosmarrëveshjet e paszgjedhjeve të 8 majit brenda kampit të majtë deri tek mendimi ndryshe brenda socialistëve kundër bojkotit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›