E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i fundit Kolegji Zgjedhor per ankimimin e PS-se

 Kolegji Zgjedhor pritet ta jape sot vendimin per ankimin e fundit te opozites per votat e Tiranes. Trupi gjyqësor nisi qe prej ores 10:00 shqyrtimin e kesaj padie.  Deputeti Damian Gjiknuri tha se PS kundërshton vendimet e KQZ për ndryshimin e tabelës së rezultateve për çdo qendër votimi. Këto vendime- tha Gjiknuri- janë marrë pas hapjes së kutive nga KQZ që prej datës 18 maj deri në 23 maj me numërimin e fletëve të kontestuara. 
Partia Socialiste ka kërkuar administrimin si provë të tabelave përfundimtare për të 485 qendrat e votimit në Tiranë si dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit të Tiranës. Trupi gjykues i kesaj çeshtjeje perbehet nga Dhurata Haveri, relatore e ceshtjes  dhe anëtarët Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›