Vendimi i pakthyeshem. Paloka Kushtetuesja asnje ndikim
Pavarësisht se është organi gjyqësor më i rëndësishëm në vend, Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi në rastin e zgjedhjeve. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaron se socialistët nuk kanë asnjë shans për të përmbysur rezultatin nëse i drejtohen kësaj gjykate pasi përveç Strazburgut, fjalën e fundit për 8 majin e ka ekskluzivisht Kolegji Zgjedhor.
“Nuk ka asnjë tagër gjykata Kushtetuese pasi me Kodin Zgjedhor të bërë nga të dyja partitë e mëdha me konsensus të plotë është lënë që Kolegji Zgjedhor do të jetë shkalla më e lartë e gjykimit për zgjedhjet në Shqipëri. Pra, praktikisht Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe gjithçka për rastin e zgjedhjeve është Kolegji Zgjedhor. Nuk ka mundësi tjetër ankimimi. Ka një mundësi ankimimi në Strasburg siç është për të gjitha vendimet, por kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë shqiptare” tha Paloka.
Beteja në Tiranë është fituar prej kohësh për deputetin demokrat i cili padinë e fundit të socialistëve në Kolegj e sheh si një tentativë për të fituar kohë.
“E fituar ka qenë që kur janë numëruar votat nga KQZ. Vendimi i dhënë është përfundimtar, pavarësisht se PS ka bërë një tjetër kërkesë që më duket thjesht si mënyrë zgjatjeje të qëndrimit të Ramës në karrigen e kryetarit të bashkisë, por që nuk do ndryshojë asgjë” tha Paloka.
Pasi rrëzoi në 3 qershor ankimimin e radhës së selisë rozë, kolegji pritet të shqyrtojë të hënën një tjetër çështje të kësaj partie. Një ditë pas 20 vjetorit të krijimit të saj, selia rozë do të mësojë nëse gjykata e zgjedhjeve do të pranojë ose refuzojë kërkesën e saj për pavlefshmërinë e tabelës përfundimtare të Tiranës.
Elona Gjylmi