E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 8 ditë na ndajnë prej ditës së çlirimit nga korrupsioni

TIRANE- PS ka akuzuar përsëri qeverinë për situatën e rënduar ekonomike. Deputeti Taulant Balla ka deklaruar sot se edhe 8 ditë i ndajnë shqiptarët nga përmbysja e kësaj qeverie. Duke iu referuar protestës së 30 Prillit Balla ka deklaruar se në këtë datë do të clirohen edhe kutitë e mbajtura peng.

“Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë. Edhe 8 ditë na ndajnë nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e çlirimit të zgjidhjeve për shqiptarët” – ka deklaruar Balla.

Balla ndër të tjera ka akuzuar Berishën dhe ministrat e tij se me anë të korrupsionit po përvetësojnë paratë e marra borxh për ndërtime si TEC-i i Vlorës dhe tuneli i Kalimashit.

“Rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro”- deklaroi Balla.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›