E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.ambasadorja holandeze: Mjedisi në Shqipëri është lënë mënjanë

FIER- Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, zv.ambasadorja holandeze ka zgjedhur shkollën “Naim Frashëri” në Fier për të diskutuar rreth mjedisit në Shqipëri.
Në fjalën e saj përpara nxënësve dhe drejtuesve të kësaj shkolle, duke ju referuar përgjigjeve të pyetësorit, zv.ambasadorja holandeze tha se fusha e mjedisit është lënë mënjanë.

Diplomatja holandeze foli për rolin që duhet të luajë komuniteti në mbrojtjen e mjedisit . Ajo vlerësoi gjithashtu ndryshimet e bëra në kuadër të mjedisit përgjatë këtyre viteve duke shtuar se mbështetja e Holandës në projekte për mjedisin do të vazhdojë ende.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, diplomatja holandeze nënvizoi se kjo është një cështje teknike dhe me plotësimin e kushteve gjithcka është e mundshme për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›