E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatari i mbytur në Shkumbin, Policia: Vrasja aksidentale

ELBASAN- Policia e Elbasanit jep të dhëna të reja për peshkatarin e mbytur Dilaver Peqini. Pas kryerjes së autopsisë, ditën e djeshme u deklarua se ai mund të ishte ekzekutuar, ndërsa sot pas hetimeve të mëtejshme policia jep të tjera të dhëna.

Sipas policisë, që deklaron se është drejt zbardhjes së cështjes, peshkatari mund të jetë qëlluar aksidentalisht. Policia e Elbasanit bën të ditur gjithashtu se janë shoqëruar 12 persona, të cilët kanë deklaruar se kanë qëlluar në mënyrë të pakontrolluar.

Trupi i 50-vjecarit u gjet dje në lumin Shkumbin, ndërsa rezultonte i zhdukur që prej ditës së hënë. Mësohet se 50-vjecari kishte dalë për peshkim në afërsi të fshatit Labinot Fushë paraditen e së hënës, dhe që prej atij momenti familjarët nuk dinin më asgje për vendodhejn e tij duke shtuar dyshimet për një vdekje aksidentale edhe si shkak i motit të keq. Sipas të afërmve Dilaveri kishte me vete rrjetat e peshkimit dhe si zakonisht qëndronte jo më shumë se 4-5 orë në brigjet e Shkumbinit kur dilte për peshkim.

Kërkimet e tyre por edhe të policisë përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin bënë të mundur gjetjen e 50 vjecarit Dilaver Peqinit në ujrat e lumit në vendin e quajtur, Byshek në Shushicë, rreth 8 km nga Labiont Fusha ku dhe mendohej se kishte shkuar për peshkim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›