PS “bën paqe” me mazhorancën për miratimin e ligjeve

Gjatë ditë së premtes u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila i zhvilloi punimet me dyer të mbyllura.
Në këtë takim ishte edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili ka premtuar votën e deputetëve të partisë së tij për miratimin e këtyre ligjeve me disa kushte. Ai ka kërkuar që disa prej ligjeve të rikthehen për diskutim në komisionet parlamentare, duke nënvizuar se miratimi i tyre do të bëhet në bazë të ndryshimeve që do të kërkohen edhe nga opozita.
Një tjetër kërkesë e Ruçit, është zhvillimi i seancave të Kuvendit dy herë në javë dhe jo njëherë sa është deri më tani, kjo për të pasur më shumë kohë për interpelanca dhe diskutime. Këto kërkesa janë pranuar nga mazhoranca.
Ende nuk është vendosur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por gjithashtu Ruçi është shprehur parimisht për dialog. Kujtojmë se ky bashkëpunim vjen pas më shumë se dy vitesh që kur opozitar ndërmori masa radikale pas zgjedhjeve lokale të 28 qershorit të vitit 2009.
Që prej atëherë, ende shumë ligje që kërkojnë 84 vota kanë mbetur pa u miratuar, si ligji për Gjykatën Administrative, etj. /S.Ll/Start/
2011-09-03 10:14