PS: Abuzim te Spitali Ushtarak
Oli Xhilaga
Fenomenet korruptive po i leshojne rrenjet e tyre ne cdo cep te jetes publike. Sikur te mos mjaftonin veshtiresite qe hasen ne sherbimin shendetesor, tashme qeveria aktuale i pergatit terrenin nje klinike private turke, per me teper ne ambientet e Spitalit Ushtarak ne Tirane. Kete konstatim ka dhene dje numri dy i Grupit parlamentar te PS, Erion Brace, i cili ka kerkuar nga kryetari i KLSH, Robert Ceku dhe Kryeprokurorja e re, Ina Rama, te nisin menjehere hetimet per keto afera korruptive, ku jane perfshire dhe familjare te qeverise. Keshtu dje, ka qene Partia Socialiste, ajo qe ka nxjerre ne pah keto afera, sipas saj, korruptive te vena ne jete nga qeverisja e djathte. Nisur nga nje peticion i mjekeve te Sherbimit te Traumatologjise ne Spitalin Ushtarak, selia roze beri me dije lidhur me vendimin qe ka marre kabineti “Berisha”, per te transferuar kete repart prane QSUT-se, dhe leshimin e ambienteve nje klinike private turke, “Universal Alb”. Nenkryetari i ligjvenesve socialiste, Erion Brace, duke u nisur pikerisht mbi kete vendim, beri nje rezyme te te gjithe veprimeve te ndermarra nga ekzekutivi ne favor te kesaj firme. Sipas tij, eshte dhene pa konkurrim 15683 metra katrore te Spitalit Ushtarak, nderkohe qe ligji e detyron qe kete vendim duhet ta bazonte ne procedura te pastra te konkurrimit publik. “Ne vendimin e dates 18.10.2006, qeveria e Kryeministrit Berisha ka marre nje vendim numer 729, qe i jep nje kompanie private 15683 metra katrore ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ia jep me qira per me teper per 20 vjet, dhe mbi te gjitha ia jep pa konkurrim. Keshtu thuhet ne vendimin e qeverise se Kryeministrit Berisha. Ne vendim thuhet qe merr forme ligjore pas botimit ne Fletoren Zyrtare, nderkohe qe ne Fletoren Zyrtare ky vendim nuk eshte botuar”, deklaroi Brace, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, per te sqaruar me tej lidhur me shkeljen qe kjo qeveri i ka bere ligjit, deputeti socialist vuri ne dukje se “ne baze te ligjit, pasurite e ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore, qe perfshijne ndertesat, truallin e lire funksional jo ne ndertese, si dhe makinerite dhe pajisjet u jepen me qira te treteve nepermjet procedures se konkurrimit publik, dhe nga ky konkurrim perjashtohen vetem siperfaqet prej 200 metra katrore”. Pikerisht referuar ketij momenti, sipas Braces, qeveria per kete kompani ka shkelur vendimin, ligjin dhe nuk jep 200 metra katrore, as 199 metra katrore, por jep 15683 metra katrore pa konkurrim publik ne nje kompani qe ndodhet e gjitha ne konflikt interesi, qofte me institucioni publik qe funksion atje, qofte edhe me qeverine e Republikes se Shqiperise. Si per te mos u ndalur ne akuzat dhe denoncimin e shkeljeve te bera nga kjo qeveri, Brace nxori ne pah dhe nje tjeter element e pikerisht faktin se “jane zyrtare apo familjare te qeverise, ata qe drejtojne sot kompanine qe ka perfituar permes ketij vendimi korruptiv. E gjitha po ndodh ne kurriz te sherbimeve te Spitalit Ushtarak dhe ne kurriz te qytetareve shqiptare”.
Evidentimi
“Me 18.10.2006, qeveria “Berisha” ka marre nje vendim numer 729, qe i jep nje kompanie private 15683 metra katrore ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ia jep me qira per me teper per 20 vjet, dhe mbi te gjitha ia jep pa konkurrim. Keshtu thuhet ne vendimin e qeverise se Kryeministrit Berisha. Ne vendim thuhet qe merr forme ligjore pas botimit ne Fletoren Zyrtare, nderkohe qe ne Fletoren Zyrtare ky vendim nuk eshte botuar”.
Akuza
“E gjitha behet edhe ne sherbim te nje biznesi privat. Pra, qytetaret shqiptare duhet te kuptojne qe ne thelb te gjithe kesaj historie eshte nje biznes privat, qe neser do t’ju mase “koken me pe” per sherbimet qe sot i marrim pa pagese ne qendren e politraumes ne Spitalin Ushtarak. Imagjinoni Kryeministrin e Shqiperise, ne rolin e maskotit te kompanise “Univers Alb”, duke lancuar pikerisht biznesin e kesaj kompanie ne kurriz te mijera shqiptareve”.
Kerkesa
“I kemi drejtuar nje leter dhe kerkese kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, per te filluar sa me pare qe te jete e mundur verifikimin e gjithe veprimtarise se qeverise ne raport me Spitalin Ushtarak apo me vendosjen brenda tij te nje kompanie private. Se dyti, Prokurores apo Prokurorit te Republikes, per te marre masat per te hetuar pikerisht kete afere korruptive”, ka deklaruar dje nenkryetari i Grupit te PS, Brace.