Pronat, 5 milione USD do te ndahen me 15 dhjetor
Mesi i muajit dhjetor eshte menduar te jete afati perfundimtar per fillimin e shperndarjes se fondit prej 500 milione lekesh, i percaktuar per kompensimin financiar te ish- pronareve per kete vit. Burime nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ben te ditur se edhe ne respektim te afateve ligjore, data 15 dhjetor eshte menduar si me e pershtatshmja. Ashtu edhe si cdo vit tjeter, mesi i muajit te fundit te vitit gezoi subjektet e shpronesuara qe do te kene mundesi te perfitojne nga ky fond. Tashme AKKP-ja eshte duke perfunduar verifikimin e dokumentacionit te dorezuar nga secili subjekt dhe mesohet se deri me tani nuk eshte evidentuar ndonje rast per falsifikim dokumentesh apo dhe per shmangie te kritereve te vendosura ne vendimin e dale per kompensimin financiar per vitin 2007. Keshtu qe te gjitha keto subjekte do te perfitojne nga kjo shume, sipas qarkut ku ata bejne pjese. Ne procesin e kompensimit per kete vit, ndryshe nga heret e tjera, jane perfshire 8 qarqe, rrethi i Kavajes si dhe qytetet e Tiranes dhe Vlores. Nderkohe qe edhe kete vit kompensimi do te shperndahet vetem per token truall dhe jo per ate bujqesore. Sipas vendimit te qeverise, kete vit ndryshe nga viti i kaluar do te perfitojne ata ish-pronare, te cilet kane marre vendimin e njohjes se prones te paret dhe jo ata qe kane dorezuar dosjen te paret. Gjithashtu, sipas vendimit, do te perfitojne vetem ata ish-pronare, te cilet pronat e tyre ndodhen ne qytete ku ka perfunduar harta e vleres se tokes. Edhe per kete vit, ish-pronaret do te kompensohen vetem per 200 metra katrore. Nderkohe, sipas vendimit, ish-pronaret te cilet kane depozituar kerkesat gjate viteve 2005-2006 dhe vertetojne qe kane kryer pagesen kete vit, nuk paguajne tarifen e aplikimit.