NATO, tani zyrat te Ministria e Mbrojtjes
Shtabi i NATO-s ne Tirane zhvendosi zyrat ne ambientet e Ministrise shqiptare te Mbrojtjes ne menyre qe te optimizoje procedurat dhe strukturen e tij. NATO eshte prezent ne Shqiperi qe me 1999 dhe nga zyrat e reja ne Ministrine e Mbrojtjes do te vazhdoje te mbaje marredheniet e shkelqyera dhe bashkepunimin e ngushte me Ministrine e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare. Gjithashtu NATO do te vazhdoje te ofroje gjithe mbeshtetjen e nevojshme autoriteteve te qeverise shqiptare ne aspektin ushtarak te Reformes ne sektorin e Sigurise dhe anetaresimin ne NATO, duke kontribuar keshtu ne integrimin euroatlantik te Shqiperise. Vendimi u mor ne kuader te ristrukturimit te prezences se NATO-s ne Ballkan nga njera ane dhe avantazheve te prezences se stafit keshillues te NATO-s prane Ministrise se Mbrojtjes se vendit prites nga ana tjeter.