“Radioaktiviteti, ura drejt vdekjes”
Nese ne Shqiperi futen lende me permbajtje radioaktive, atehere shendeti i te gjithe shqiptareve eshte i rrezikuar. Perfaqesuesi i zyres per mbrojtjen e mjedisit, Sazan Guri, pohoi dje per gazeten “Koha Jone”, se radoni eshte elementi, i cili shkakton probleme ne shendetin e personave qe kane kontakt te vazhdueshem me te. “Kur ky hekur me permbajtje radioaktive futet ne mur, edhe pasi eshte bere suvatimi i baneses, radoni perseri vazhdon te aktivizohet dhe te leshoje substancat ne ajer”, pohon specialisti Guri. Sipas tij, nese kalohet norma e lejuar, e cila perballohet nga trupi i njeriut, atehere shfaqen probleme, te cilat kane te bejne me ndryshimet gjenetike apo edhe me problemet kanceroze. “Ky lloj helmi, pra radoni, futet ne gjene dhe krijon deformim gjenetik. Por, sipas studimeve te kryera deri me tani, helmi mund te shkaktoje edhe probleme dhe semundje te tjera kancerogjene”, thekson ambientalisti, Sazan Guri. Sipas tij, ky helm sjell prishje te mutacionit gjenetik dhe pas tij shfaqen probleme dhe deformime tek njerezit qe kane pesuar keto ndryshime te mutacioneve.
Shqetesuese per specialistet e mjedisit mbetet gjithmone aktivizimi i ketyre lendeve, te cilat, edhe nese groposen apo dergohen ne vende te largeta, krijojne probleme. “Sado qe te zhduken keto lende apo te groposen deri ne 50 metra thellesi perseri ato rrezikoje shendetin e njerezve. Dhe kjo sepse ato vazhdimisht aktivizohen ne periudha te ndryshme kohore, 10 apo edhe 20-vjecare”, pohon perfaqesuesi i zyres per mbrojtjen e mjedisit, Sazan Guri. Per te, vendi me problematik mbetet Ukraina, nderkohe qe po infektohen edhe vende te tjera, te cilat po marrin lende, te cilat permbajne radon. “Sipas nje harte, rezulton se zona e zeze eshte Ukraina, nderkohe qe mbeten edhe dy rryma te tjera, te cilat po “infektohen” nga kjo lloj lende. Por nese kjo lende futet ne vendin tone, atehere rrezikohet jeta e te gjitheve, pasi banesat ndertohen me kete lloj hekuri”, ka pohuar per gazeten specialisti Guri.
Anomali ne kafshe dhe njerez
Specialistet e mjedisit nuk harrojne te sjellin edhe fakte te ndryshimeve, qe besohet se kane ardhur nga lende radioaktive. Keshtu, per Elbasanin, ku edhe perpunohet ky hekur, nuk kane munguar edhe surprizat. Rasti me tipik ka qene ai i nje vici me dy koke, po keshtu perseri nje vic me tre kembe. Po ne zonen e Elbasanit, zogu i pules se detit ka lindur me kater kembe. Nje rast tjeter eshte shenuar ai kur gjeli, po ne kete zone, ka bere nje veze. Nderkohe, fenomene te tilla te ndryshimeve gjenetike, te cilat sjellin deformime te kafsheve dhe te njerezve, jane shenuar edhe ne qytete te tjera te vendit. Ne Devoll eshte shenuar rasti i lindjes se vicit me tre kembe, kurse ne Kucove po i nje vici po me dy koke dhe tre kembe, i cili ngordhi pas 24 oresh.