Tokat, 265 familjeve u hiqen 260 hektare
Ka zgjatur pak pronesia e familjeve te fshatit Povelce mbi 260 hektare toke te dhene me teper nga ana e komisionit te shperndarjes se tokes, pasi Qarku Fier me nje vendim “rrufe” ua ka hequr kete prone te dhene padrejtesisht. Keshtu, komisioni i tokes se Qarkut Fier, me vendimin nr. 29, date 16 prill 2002, u kishte ndare 265 familjeve te fermereve ne fshatin Povelce, komuna Ndermenas, sasine prej 260 ha toke me shume nga normativa. Keshilli i Qarkut Fier para disa ditesh, ne nje mbledhje te shpejte, me nje vendim te vecante i hoqi te drejten familjeve fermere per siperfaqen e tokes se perfituar dhe shfrytezuar padrejtesisht. Kreu i ketij keshilli, Luan Muca, ngarkoi zyrtarisht Seksionin e Mbrojtjes dhe Administrimit te Tokes, si dhe komunen Ndermenas te fillojne proceduren ligjore per te zbatuar vendimin e heqjes se pronesise 265 familjeve bujqesore, per 260 ha e perfituar padrejtesisht. Nuk eshte hera e pare dhe komuna e pare qe ndeshen shkelje dhe abuzime me ligjin 7501 te ndarjes se tokes bujqesore. Burime informacioni nga Keshilli i Qarkut Fier pohojne: “Ne Qarkun e Fierit ka edhe komuna te tjera qe kane konflikte te ashpra pronesie si me siperfaqen e tokes ashtu dhe te drureve te ullirit. Rasti me tipik eshte ai i fshatit Kuqar, qe eshte nen administrim te Bashkise se Patosit. Konflikte ka edhe mes komunave qe kufizohen me njera-tjetren. Kreu i SAMT prane qarkut, Ramadan Kanani, e ka pranuar kete fakt. Nga ana tjeter, kreu i Keshillit te Qarkut, Mucaj, ka pohuar se “abuzimet jane te shumta, si ne anen dokumentare, ashtu dhe ndarjet faktike ne terren. Fermere te shumte prej vitesh enden dyerve te gjykates, duke i paguar “harac“ fajeve te komisionit te ndarjes se tokes, komunave dhe zyres se regjistrimit te pronave. Nderkohe qe shkelje te tilla jane evidentuar dhe verifikuar, asnjera prej tyre nuk ka shkuar ne proces gjyqesor apo edhe te denoncohen shkelesit qe kane kryer keto veprime antiligjore.
Kashar, hetimi
Prokuroria e Tiranes i ka perqendruar hetimet e saj ne lidhje me abuzimin e tokave te Kasharit vetem ne mbivendosjen e pronesise se tyre. Burime nga organi i akuzes bene te ditur dje se, pasi te verifikohen te gjitha mbivendosjet e bera, me pas hetimet do te perqendrohen ne ndertimet e paligjshme qe kane ardhur me pas. Burimet shtuan se tokat ne zonen e Kasharit jane shitur me nje cmim te radhes, pa vleresuar realisht se sa kushtonte toka.