E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, parulla dhe fërshëllima kundër presidentit Papulias

KALKIDHE - Me parulla dhe thirrje e përshëndeti turma lidershipin politik dhe në veçanti Presidentin e Republikës Karolos Papulias, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ujit të bekuar.

Qytetarët që morën pjesë në ceremoni, hodhën parrulla kundër presidentit Papulias, udhëheqjes politike dhe masave shtrënguese ekonomike. 

"Jep dorëheqjen," bërtiste turma duke mbajtur në duar edhe pankarta. Pas ceremonisë, zoti Papulias dhe zyrtarë të tjerë, nuk bënë deklarata për gazetarët.

Policia kreu 6 arrestime. 3 burra dhe 3 gra, të cilët u paraburgosën, të akuzuar për "fyerje ndaj Presidentit të Republikës" dhe u liruan më vonë. 

Kjo është hera e dytë që z. Papulias është përballur me zemërimin e qytetarëve. Në paradën e 28 tetorit në Selanik, turma e quajti atë "tradhtar". Incidentet shkaktuan anulimin e paradës ushtarake të 28 Tetorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›