E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, PLL: PS vazhdon me urrejtje

Nënkryetari i PLL-së tha sot se ‘’Socialistët pasardhësit e komunistëve të djeshëm shqiptarë vazhdojnë të trajtojnë me të njëjtën urrejtje kundërshtarët e tyre politikë të djeshëm dhe të sotëm, të përndjekurit politikë. ‘’ 

TIRANË-Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka shprehur sot indinjatën e saj për qëndrimin e fundit të shprehur nga socialistët ndaj shtresës së ballistëve dhe legalistëve gjatë diskutimit të projektligjit “Për dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë”.
Nënkryetari i PLL-së Murat Basha tha sot gjatë një konference për shtyp se ‘’Socialistët pasardhësit e komunistëve të djeshëm shqiptarë vazhdojnë të trajtojnë me të njëjtën urrejtje kundërshtarët e tyre politikë të djeshëm dhe të sotëm, të përndjekurit politikë. ‘’
“Me qëndrimin e tyre në parlament, ata nuk bënë gjë tjetër, veçse treguan se nuk janë shkëputur nga ideologjia dhe qëndrimet e njohura recidiviste”, deklaroi Basha .
Ai nënvizoi më tej se “është vendi të kujtojmë se soc-komunistët nuk e kanë hallin tek dënimi i kolaboracionizmit real apo të supozuar të asaj kohe, por me këtë tentojnë të thellojnë hendeqet e përçarjes mes shqiptarëve dhe ta përdorin “kolaboracionizmin” si akuzë politike kundër të djathtës dhe nacionalizmit shqiptar’’ .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›