U kapen me 7.5 kg heroine 40 vite burg kater te akuzuarve

TIRAN- Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet ne tete seanca gjyqesore krijoi bindjen se kater te pandehurit e arrestuar ne maj te 2009 gjate operacionit te policise te koduar me emrin Oktapodi jane fajtore per trafikun e 7.5 kg heroine dhe ti denoje ata ne total me 40 vjet heqje lirie. Tre prej tyre jane pjestare re nje familje nje burre bashke me te birin dhe nipin e tij si dhe nje oficer i marines detare.
Trupi gjykues i drejtuar nga Ardit Mustafaj pasi degjoi konkluzionet e prokurorit qe kerkoi deklarimin e tyre fajtor pretendimet e mbrojtjes per nje mase me te bute dhe fjalen e te pandehurve qe kerkuan meshire vendosi te denoje te akuzuairt. Per te pandehurin Fatos Gjura gjykata vendosi deklarimin e tij fajtor per trafik te lendeve narkotike e mbetur ne tentative me cilesine e organizatorit. Ai u denua me 12 vjet burg. Per te pandehurin Ermal Gjura u vendos denimi i tij me 11 vjet burg per trafik droge te mbetur ne tentative. Per kusheririn e dy te pareve shtetasin Oltion Gjura gjykata vendosi denimin me 8 vite burg per akuzen e prodhimit mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim.
Po per kete veper penale u deklarua fajtor nga gjykata edhe ish-oficeri i Flotes Detare te Veriut i pandehuri Feliks Rusto qe denua me 9 vite heqje lirie. Te te pandehurit do te perfitojne uljen e nje te tretes se denimit per faktin se dosja ndaj tyre u shqyrtua ne aplikim te gjykimit te shkurtuar. Nga ana tjeter pak dite me pare prokurori Anton Martini per kater te pandehurit kerkoi ne total denimin e tyre me 38 vjet e 6 muaj burg. Sipas vendimin te djeshem te pandehurit drejtoheshin dhe organizoheshin nga Fatos Gjura i cili kishte ngritur edhe nje laborator te perpunimit te droges ne fshatin Kuterman te Librazhdit. do sasi droge qe sillej nga Maqedonia sipas dosjes perpunohej nga te pandehurit Oltion Gjura dhe Ermal Gjura dhe me pas ngarkohej per transport neper qytetet te ndryshme te vendit korrierit Feliks Rusto me detyren e oficerit te Flotiljes Detare te Veriut. Ky i fundit merrte 500 euro per cdo nje kilogram heroine qe transportonte.