E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, sot pritet të zhvillohet seanca ndaj Metës

Pritet të zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta. Në seancën e sotme pritet që mbrojtja dhe Prokuroria të japnin pretendimet e tyre lidhur me akt-ekspertimin e ekspertëve, të cilët e konsideruan videon si jo origjinale.
 

Në seancën e fundit gjyqësore tre ekspertët e përcaktuar nga Gjykata e Lartë për të bërë ekspertizën e videos Meta-Prifti deklaruan se filmimi nuk është origjinal. Ata gjithashtu theksuan se zëri në video nuk mund të pastrohet për tu dëgjuar pastër.
 

Në një deklaratë për shtyp deputeti Dritan Prifti reagoi lidhur me ekspertizën e videos duke shtuar se tre ekspertët kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Sipas tij ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës ndërsa ka theksuar se ekspertiza e duhur realizohet vetëm nga specialistët e huaj .
 

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›