PS, Balla: Berisha të mos heshtë për pasurinë e Priftit
TIRANë- Partia Socialiste kërkoi sot përgjigje nga kryeministri Sali Berisha lidhur me akuzat e opozitës për pasurimin me 1.8 milionë euro të ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Në një deklaratë përe mediat deputeti i PS-së, Taulant Balla duke iu drejtuar kryeministrit Berisha tha se ai duhet të japë llogari nëse është ortak me Priftin duke qenë se po hesht për pasurimin e tij.
“I kërkojmë sot Sali Berishës ti shpjegojë para shqiptarëve se çfarë pazari ka mbyllur me Ilir Metën një vit më parë, dhe sa është vlera e këtij pazari. Një nga ministrat e pazarit për një vit ka përfituar 1.8 milionë Euro. A ka mundësi ti tregoni shqiptarëve sa e keni mbyllur pazarin”, tha Balla.
Në vijim të deklaratës, Balla në formë pyetjesh kërkn nga kryeministri që të jepn shpjegime sesi u pasurua Prifti. “Sali Berisha a mund ti shpjegosh shqiptarëve se si e ka shtuar pasurinë me 1.8 milionë euro në një vit ministri yt i Ekonomisë, … a mund ti shpjegosh shqiptarëve, a e ka paguar Dritan Prifti tatimin prej të paktën 180 mijë euro për fitimin e deklaruar prej 1.8 milionë euro?... a mund ti tregosh shqiptarëve se si ka mundësi që fabrika që s’prodhoi asnjë tullë, jo vetëm që i siguroi Dritan Priftit 1.8 milionë euro fitim, por siç po del çdo ditë në dritë, Ministri yt i Ekonomisë paska shlyer edhe 1.7 milionë euro kredi”.
Gjithashtu, sot deputetja e PS-së Rudina Seseri reagoi ndaj miratimit dje në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e buxhetit të viti 2010, duke theksuar se "këto ndryshime nuk e zbusin krizën, por e thellojnë atë, pasi nuk shoqërohen me politika që lehtësojnë biznesin dhe as favorizojnë prodhimin".
(d.b/BalkanWeb)