E Diel, 1 Nëntor 2026

Media: Shkarkohetambasadori austriakrrahu gruan

PRISHTINE- Mediat kosovare njoftojnë sot për shkarkimin e ambasadorit austriak në Kosovë, Walter Maria Stojan. Gazeta “Zëri” shkruan sot se arsyeja është se ai kishte rrahur pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Irina Stojan Kariskoëa. “Ambasadori austriak në Prishtinë, Walter Malia Stojan, është dërguar përkohësisht në pushim të detyrueshëm”, citon kjo gazetë burimin e vet diplomatik, ndërkohë largimi i ambasadorit nga Kosova, thotë gazeta, ka rezultuar rrahja e gruas, histori e cila ka bërë bujë të madhe në vendin nga vjen ambasadori. Nga ana e zyrtarëve të ambasadës në Prishtinë nuk pohohet se ai është shkarkuar por deklarojnë se ambasadori është me pushime.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›