E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujt, të lindur për tradhti

TIRANE-Shkencëtarët kanë vërtetuar se një substancë kimike në trurin e meshkujve, ndikon në dëshirën e tyre që të kenë më shumë partnere, shumica të mos jenë të prirur për martesë dhe të kenë lidhje te shumta por asnje zyrtare.

Duke analizuar 552 cifte, shkencëtarët suedezë kanë konkluduar se te të gjithë meshkujt ekziston prirja për tradhti.

Në një studim të shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i North Carolinas. 63% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se rregullisht ose kohë pas kohe e tradhtojnë gruan, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë thënë se do të tradhtonin po t’u jepej një mundësi e mirë.

Të dhënat nga anketimet e ndryshme, ekspertët i kanë vërtetuar edhe shkencërisht, duke hedhur hipotezën se meshkujt janë gjenetikisht të prirur që të ndërrojnë partneret seksuale.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›