E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stërvitje të EULEX KFOR-it dhePolicisë në veri

PRISHTINE-Nga 27 deri më 28 korrik të vitit 2010, ushtrime ushtarake që përfshijnw Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe forcat e KFOR-it do të mbahen në zonën e Zubin Potok, njoftoi Zyra për shtyp e KFOR-it.

"Qëllimi i këtij ushtrimi është zgjerimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për të trajnuar procedurat pozicionuese të operacioneve të përbashkëta. Kjo është gjithashtu një mundësi për të informuar personelin e ri pas rotacioneve", thuhet në komunikatën pwr shtyp.

"Policët dhe ushtarët do të angazhohen me automjete të numërta. Ky ushtrim nuk është përgjigje ose përgatitje për çfardo situate të vazhdueshme, apo e pritur në Kosovë".

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosvës, EULEX-it dhe KFOR-it është njëra nga shtyllat për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lëvizjen e lirë në të mirë të popullit të Kosovës, njoftoi ndwr tw tjera KFOR-i.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›