PS, Balla: Patransparencës´ka bashkëpunim
TIRANë- Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Berisha se ftonte opozitën të ishte pjesë e reformave në vend, vjen edhe reagimi i PS. Deputeti Taulant Balla nëpërmjet një prononcimi për shtyp ka deklaruar se opozita nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve, ndërsa ftesën e kryeministrit e ka quajtur hipokrite.
“Opozita nuk heq dorë nga kauza e saj për transparencë. Berisha grabiti votat e shqiptarëve dhe tani bën ftesa hipokrite. E ardhmja europiane është në rrezik nga pushteti i vjedhur i Berishës”, - u shpreh Balla.
Sipas tij, PS do ta cojë deri në fund kauzën e saj për transparencë duke mos bashkëpunuar me pushtetin e Berishës, të cilin e konsideroi të vjedhur. Balla shtoi se nëse PS fal grabitjen e zgjedhjeve “e ardhmja europiane e shqiptarëve do vihet më në rrezik se kurrë”.
(m.a/BalkanWeb)