E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëtitje me gjyshinpërmbyset zetorivdesin vëlla e motër

SHKODER-Gjyshi aksidenton për vdekje me zetor nipin dhe mbesën. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e sotme në hyrje të fshatit Sheldi të Komunës Gur i Zi në Shkodër.
Dy fëmijët D.T 8 vjec dhe K.T 10 vjec po udhëtonin në një mjet tip zetor me rimorkio që drejtohej nga gjyshi i tyre Kel Trushi. Në rrugë e sipër 62-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas është përmbysur. Për pasojë dy fëmijët kanë humbur jetën për shkak të plagëve të marra në trup.

Policia e Shkodrës vijon hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë që u mori jetën dy vogëlushëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›