E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët në protestë kundër hidrocentralit të Kalivaçit

TEPELENE - Rreth 100 banorë të fshatrave të Tepelenës kanë protestuar sot, duke bllokuar edhe rrugën nacionale Ballsh-Memaliaj, për 30 minuta. Këta banorë kërkojnë rishikimin e vlerës së tokës nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Tokave.

Ata thonë se vlera prej 218 lekë për m2 është minimale, duke kërkuar një vlerësim më të mirë për pronat e tyre. Ndërkohë banorët vlerësojnë si të rrezikshëm, hidrocentralin e ri që po ngrihet në Kalivaç, ndaj sot ata i bënë thirrje autoriteteve shtetërore të bllokojnë punimet në këtë hidrocentral. Banorët thonë se tokat e tyre rrezikojnë të përmbyten, me ngritjen e këtij hidrocentrali.

Kjo nuk është dita e parë e protestës të banorëve të fshatrave, Lopëz, Krahëz, Qesarakë dhe Memaliaj. Ata kanë protestuar edhe herë të tjera, por kërkesat e tyre nuk janë zgjidhur, ndërsa kërcënojnë se nëse do të vazhdohet me indiferencë, do të përshkallëzojnë protestat deri në grevë urie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›