E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Basha do humbasë me turp

Ndonëse ministri Brendshëm Lulzim Basha nuk i ka pohuar zërat për garimin e tij si kandidat i mazhorances për Bashkinë e Tiranës, socialistët e ftojnë në këtë përballje, duke i paralajmëruar daljen i humbur nga kjo sfidë elektorale. Duke e akuzuar drejtpërdrejt si përgjegjës për vrasjen e 4 personave në ngjarjet e 21 janarit, selia roze deklaroi gjithashtu se zoti Basha është ministri më i dështuar në krye të policisë. ?Thuhet se Luli do kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Në qoftë i vërtetë ky turp, atëherë ky do të ishte rasti më i shkëlqyer për kryeqytetasit që të dënojnë me një votë dërrmuese Saliun dhe koalicionin e turpit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vrau për të vazhduar të vjedhë!?. Ndërsa anëtarja e forumit rinor socialist Elisa Spiropali, shoqëruar nga një grup të rinjsh, denoncoi presionet e ushtruara sipas saj nga policia e urdhëruar politikisht nga ministri Basha.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›