E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në 8 mars gratë në protestë

Partia Socialiste paralajmëroi një protestë në datën 8 mars, ditë në të cilën gratë në mbarë botën kremtojnë të drejtat e fituara dhe protestojnë për t?i mbrojtur ato. Anëtarja e kryesisë Lindita Nikolli ftoi gratë shqiptare të bashkohen në këtë protestë, sipas saj, kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. ?Në 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t?i thënë ndal gojës së shthurur të këtij palo burri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi?. Anëtarja e Kryesisë së PS-së tha se nuk mund të tolerohet një kryeministër, te cilin shqiptarët e luftojnë sa herë përballen me të. ?Njëmijë e një të zeza ka thënë Sali Berisha për çdo grua deputete, për çdo kundërshtare të tij politike e për çdo nënë, bashkëshorte e bijë të kundërshtarëve të tij politikë. Prandaj nuk mund të tolerohet më një kryeministër si Sali Berisha, që nuk ka as dinjitetin e as burrërinë të tregojë minimumin e respektit për gratë shqiptare?. Zonja Nikolli u shpreh me tej se gratë e PD-së po përdoren për të sharë e ofenduar jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër familjes së tij.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›