Bumci: Rama po manipulon Prokurorine
Demokratet reaguan menjehere ndaj akuzave te PS-se per manipulim te hedhjes se shortit, se cili gjyqtare do te shqyrtoje ceshtjen "Basha". Zedhenesi i grupit te PD-se Aldo Bumci hodhi poshte cdo akuze te selise roze, se shorti i gjykimit te dosjes se ministrit te Jashtem Lulezim Basha, eshte devijuar tek gjykatesit qe jane lidhur me PD-ne. "Denoj ashpersine e madhe te qendrimit te zotit Rama, manipulimin e ulet qe i ben Prokurorise se Pergjithshme dhe sulmet ndaj drejtesise. I kujtojme se Shqiperia eshte vendi i shtetit ligjor dhe i qytetareve te lire", tha Bumci. Sipas tij, reagimi i socialisteve ne forma te tilla eshte sulm i hapur qe po i behet organeve te drejtesise. "Deshiroj te sjell ne vemendjen tuaj se Kancelari i Gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane eshte z. Ilir Gjergj Sauli, i emeruar ne vitin 2004 nga ministri i Drejtesise i kohes, Fatmir Xhafaj. Shorti per ndarjen e ceshtjeve per gjykim, kryhet ne menyre elektronike", sqaroi Bumci, akuzat e sjella nga socialistet per politizim te procesit.