PS, Bele: KQZ celulë e PD-së, PD: Nuk pranojmë rezultatin e trafikantëve
PS, Bele: KQZ celulë e PD-së
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me vendin që KQZ mori sot për hapjen e të gjitha kutive të votimit për qarkun e Lezhës. Në një prononcim për News 24, nënsekretari për çështje ligjore të PS-së, Koli Bele tha se vendimi hedh dyshime mbi transparencën e procesit teksa akuzoi KQZ si celulë të PD. Vendimi i marrë nga KQZ para pak minutash ishte vendim i papritur për nga mënyrë si u mor dhe momenti procedural që zgjodhi KQZ, pasi ishim në shqyrtimin e kërkesës për PS për pavlefshmëri. KQZ mori vendimin në bazë të mesazheve të drejtuesve të PD. Është e turpshme që edhe në periudhën e tranzicioni KQZ sillet si celulë e PD, theksoi Bele. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, Bele tha se edhe pse nga hapja e kutive në 10 QV pati parregullsi në favor të tyre, PS është kundër shkeljes së ligjit dhe parregullsive ndaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun e Lezhës dhe ripërsëritjen e procesit. Parregullsitë ne i shohim në dëm të procesit apo shkelje te ligjit dhe PS nuk mbron shkelësit e ligjit këto parregullsi janë një shkak më shumë në favor të asaj që kemi thënë ndaj kemi kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në këtë qark. Fitorja jonë ka qenë e pastër dhe e thellë dhe nuk ka pse të ishte ndryshe bë qarkun e Lezhës. Bele dha se nuk ka arsye pse procesi të zgjatet përtej afateve të parashikuara në Kushtetutë teksa shtoi se besoj se gjithçka do të përfundojë në ditët në vijim.
PD: Nuk pranojmë rezultatin e trafikantëve
Partia Demokratike akuzon kreun e Partisë Socialiste Edi Rama për manipulim të votave në qarkun e Lezhës. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani u shpreh në një konferencë për shtyp se hapja e 10 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës tregoi manipulimin që është bërë nga PS-ja me votat. Shqyrtimi dhe hapja e 10 qendrave të votimit të Lezhës dhe numërimi i tyre nxorrën fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të bazuar mbi drogën, krimin dhe prostitucionin. Edi Rama dhe banda e tij pasi zhduku tabelat origjinale të qendrave të votimit dorëzoi tabelat e falsifikimit në KQZ, tha Bogdani. Më tej, Bogani theksoi se pavarësisht se PD-ja me një akt përgjegjshmërie ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të diktuara nga mashtrimet e Edi Ramës, ajo nuk do të pranojë asnjë rezultat të fituar nga vrasësit dhe trafikantët e Edi Ramës.