E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Saliu e Luli po ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, për ca voto

TIRANE- Partia Socialiste nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social facebook akuzon kreun e PD-së Sali Berisha dhe kryebashkiakun Basha për ndarje të shqiptarëve në bazë të fesë e krahinave. Sipas PS, kjo gjë bëhet për të marrë disa vota më shumë.

“Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë c'vinë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t'i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër po përpiqen t'i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë”, thuhet në deklaratën e PS.

“Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të clirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve. Në 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun edhe për këtë turp të radhës! Rilindje”, përfundon mesazhi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›