E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagosi dhe grabiti taksistin, në pranga autori

DURRëS- Mbrëmjen e djeshme Mikel Shaqja, kishte prenotuar një taksi me qëllimin e vetëm për ta grabituar. Fillimisht qëlloi mbi taksixhuiun Namik S dhe më pas i rrëmbeu këtij të fundit taksinë, por grabitja nuk ka zgjatur për shumë orë, pasi mesditën e sotme ai është mundur të ndalohet nga blutë e Durrësit.

Sipas burimeve të policisë, bashkë me ndalimin e tij është mundur të sigurohet edhe taksia e grabitur një ditë më parë.

Për të siguruar taksinë, autori ka tentuar të nxjerrë jashtë saj taksixhiun, duke e qëlluar atë me 2 plumba. Mësohet se ky i fundit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.
Taksia e tij e tipit benz është me targa të Tiranës 1169 J, aty ku u bë edhe prenotimi i taksisë si klient, nga ana e autorit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›