E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja ekonomike Beqja: Berisha po fsheh shifrat

TIRANE- Partia Socialiste ka vijuar akuzat e saj ndaj qeverisë, për gjendjen e rënduar ekonomike. Deputeti Ilir Beqja e përshkruan të tillë situatën: “Individët kanë shtërnguar rripat, biznesi i vogël e familjar vuan, koorporatat fitojnë më pak e investojnë më pak në makineri e paisje, ndëra Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë.

Sipas Deputëetit Beqja, Kryeministri Berisha kërkon t´ju tregojë shqiptarëve mrekullinë ekonomike duke fshehur shifrat reale të ekonomisë. “Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010. Mrekullia ekonomike e Sali Berishës, jo vetëm është demaskuar si gënjeshtra e radhës, por cka është edhe më e rëndë kjo gënjeshtër prej 6 muajsh po rëndon përditë e më shumë në kurrizin e familjeve shqiptare. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar me shifra ekonomia nuk është propagandë por realitet që na prek të gjithëve” – deklaroi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›