PS Berisha - Basha para false per te blere votat

TIRAN - Partia Socialiste akuzoi dje kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshem Lulzim Basha se me euro dhe dollare fals po planifikojne per te blere vota. Ne nje komunikim per median deputeti socialist Arben Ahmetaj theksoi se Sali Berisha duhet te gjeje guximin tu tregoje shqiptareve per eurot dhe dollaret fals qe po fut ne Shqiperi ne nje perpjekje per te blere zgjedhjet lokale.
Sipas tij eshte fakt qe prej ditesh ne Shqiperi ka hyre dhe po vazhdon te hyje nje sasi e konsiderueshme Eurosh dhe Dollaresh false te cilat kane vetem nje qellim tu jepen shqiptareve ne kembim te votes. Saliu dhe Luli i Saliut duan te vjedhin votat e shqiptareve. Parate false ne sherbim te vjedhjes se votes dy krime ne te njejten kohe te cilat shqiptaret tashme i dine mire.
shte nje fakt qe ne prag te kandidimit te Lulit te Saliut ka pasur nje vershim monedhash false euro dhe dollare ku spikasin vecanerisht prerjet 100-dollareshe me cilesi te larte falsifikimi. Keto para false kane hyre dhe vazhdojne te hyjne ne Shqiperi per llogari te regjimit te Sali Berishes - akuzoi Ahemtaj. Sipas tij me keto para Saliu dhe Luli i Saliut kane bere ne plan te mashtrojne votuesit shqiptare te tentojne te blejne votat e tyre dhe te tentojne te deformojne zgjedhjet lokale.
Ai theksoi se parate e pista te kontrabandes se armeve e naftes vergine parate e vjedhjes se rruges Durres - Kukes milionat e fituara ne Gerdec ne kurriz te jetes se shqiptareve po perdoren sot per te blere median e per te sponsorizuar fushata baltosje kunder opozites gjithcka ne emer te kandidimit te Lulit te Saliut. Eurot dhe dollaret false po perdoren per te blere votat e shqiptareve.
Ja se ku arrin kusaria e regjimit te Saliut. Ta harroje Saliu Qytetaret shqiptare do tua thone atyre qarte dhe shkoqur ne 8 maj kurre me me Saliun. E vetmja rruge eshte Partia Socialiste - deklaroi deputeti i Partise Socialiste. Pak dite me pare gazeta Shekulli publikoi rastin e nje prej shume kartemonedhave false te prerjes 100 dollareshe qe kane hyre ne Shqiperi ne prag te fushates zgjedhore.