Korçë, kufoma me kokë e gjymtyrë të prera, ende asnjë denoncim
KORÇE- Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur identifikimin e gruas, trupi i së cilës u gjet i copëtuar në zonën e grumbullimit të mbeturinave në afërsi të Ravonikut, ndërsa në drejtorinë e policisë së Korçës ende nuk ka asnjë denoncim për ndonjë femër të zhdukur.
Ngjarja makabre tronditi opinionin piblik që prej orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes.
Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart, si dhe organet gjenitale c'ka e bënte të pamundur identifikimin e saj.
EKSPERTIZA MJEKOLIGJORE
Menjëherë policia nisi hetimet. I është bërë dhe ekspertiza mjeko- ligjore, e cila ka nxjerrë konkluzionin se viktima është masakruar po dje. Mjekët kanë bërë qepjen e gjymtyrëve të trupit në mënyrë që të bëhet më i lehtë identifikimi i saj. Ka rezultuar se viktima është femër, 1. 65 cm e gjatë, racë e bardhë. Fillimisht ajo ishte masakruar me thikë dhe më pas është copëtuar me sëpatë si dhe i janë prerë dhe organet gjenitale. Policia gjeti gjymtyrët e gruas në një thes, trupin nudo larg tyre, ndërsa në një thes tjetër ishin paketuar rrobat e gruas.
Sipas policisë në qesen e rrobave, ndodheshin një palë tute sintetike. Nisur nga kjo, dyshohet se viktima të jetë nga Korça ,ose është vrarë në një fshat të afërt dhe më pas është hedhur në kazanin e plehrave në një prej lagjeve të Korçës për të humbur gjurmët. “Sipas policisë ka qenë makina e mbetjeve urbane ajo që kishte transportuar trupin e viktimës në fushën e plehrave ku dhe u gjet nga kalimtarët.” – raporton korrespondetja e NEWS24 Enkelejda Skënderasi.
Policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që cdo familje të denoncojë në polici mungesën e një familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj. Në dispozicion janë vënë dy numra telefoni të policisë
(s.g/BalkanWeb)