E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, bashkëfajtor me Priftin



Partia Socialiste reagoi sërish dje ndaj pasurisë së ministrit Dritan Prifti. Deputeti socialist, Ervin Koçi akuzoi Kryeministrin Berisha se me heshtjen e tij po tregon se është bashkëfajtor në vorbullën e korrupsionit që po pasuron një klikë oborrtarësh. "Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që shqiptarët presin të dëgjojnë çka për të thënë Kryeministri për korrupsionin në oborrin e tij qeverisës, Sali Berisha ende nuk ka gjetur guximin të na thotë një fjalë të vetme në lidhje me këtë aferë dhe ministër të korruptuar", theksoi Koçi, gjatë një prononcimi për mediat. Sipas deputetit të PS-së, Prifti emëroi kushëririn e një tjetri ministër të Qeverisë Berisha-Meta, në këshillin mbikëqyrës të OST dhe paguhet 3 muaj më vonë prej kushëririt në fjalë me 2.5 mld lekë për aksionet e një biznesi që vetëm sa vegjeton

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›