Gjermani, 19 të vdekurnë Paradën e Dashurisë
DUISBURG- Është shndërruar në një tragjedi Parada e Dashurisë e zhvilluar dje në qytetin e Duisburgut në Gjermani, i njohur ndryshe si festivali i muzikës elektronike. Rreth 19 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 340 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u shtypën nga turma e shumtë e njerëzve të mbledhur në paradë. Policia ende nuk arrin të shpjegojë dot se çfarë ka shkaktuar panik mes turmës, raportojnë mediat gjermane. Mes të plagosurve, 25 janë në gjëndje të rëndë. Sipas policise incidenti ndodhi në tunelin Karl-Lehr-Strasse. Ndërsa sipas një versioni të mediave gjermane për ngjarjen, incidenti ndodhi kur një pjese e manifestuesve tentuan të kalonin rrethimin, dhe do te hynin në zonen ku zhvillohej parada.
Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për të arritur në kohë në skenën e dramës, për shkak të turmës të madhe të pjesëmarrësve. Parada e Dashurisë zhvillohet në Gjermani që prej vitit 2006. Fillimisht ajo është mbajtur në Berlin dhe më pas në qytete të tjera. Organizatorët në Duisburgut kanë deklaruar se prisnin mbi 1 milion pjesëmarrës.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)