Pesha: Rama të bëjë analizat e drogës
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Besjan Pesha, reagoi dje për mediat ndaj akuzave të reja të PS-së për ministrin Prifti. Sipas Peshës, Rama tenton të përhapë panik në Shqipëri për të fshehur problemin e tij të vërtetë, i cili ka të bëjë me drogën dhe me paratë e fshehura. "Edhe njëherë publikisht i bëj thirrje zotit Rama që t'i lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave. Ka vetëm një analizë të vërtetë që bëhet në laboratorë të specializuar dhe e ftojmë zotin Rama që ta bëjë këtë analizë publikisht për t'u vërtetuar shqiptarëve njëherë e mirë që ai nuk është person i droguar", u shpreh Pesha.