Vrasja e emigrantit, “burg pa afat” të dyshuarit si autor
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Shkallës së Parë qe caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 42 vjeçarit qe dyshohet se vrau emigrantin e sapokthyer nga Greqia. I arrestuari mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës
TIRANË-Një shtetas i arrestuar si autor i dyshuar në vrasjen e një emigrantit të sapokthyer në atdhe tre ditë më parë do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur ndaj tij nga prokuroria e Tiranës. 42 vjeçari Shkëlqim Alliu dyshohet se ka vrarë shtetasin Shpëtim Gjenollari, pak metra larg shtëpisë së tij pranë një kazione të lojrave të fatit.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me kërkesë të Prokurorisë, caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 42 vjeçarit Alliu. Gjatë ballafaqimit me Gjykatën, ai mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke deklaruar se nuk ishte autor i ngjarjes. Por, këto deklarime nuk e kanë bindur Gjykatën, e cila ka vendosur izolimin e tij në dhomat e paraburgimit në Tiranë.
Shkëlqim Alliu, 42 vjeç, u arrestua nga forcat e policisë së Tiranës si autor i dyshuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Shpëtim Gjenollari, 35 vjeç, pak ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë, hetuesit e çështjes mendojnë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Gjenollari ishte emigrant në Greqi ku punonte dhe jetonte prej disa vitesh dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer pranë familjes së tij.
(d.b/BalkanWeb)