E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha dështoi me investimet publike, riciklon premtimet e pambajtura

TIRANË-Partia Socialiste në sajë të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, akuzoi kryeministrin për dështim total me investimet publike, në infrastrukture, rrugë edhe shkolla.  Në një deklarate për mediat nga selia rozë, Milena Harito anëtarja e grupit të punës për programin e PS, deklaroi se Berisha po riciklon premtimet e pambajtura, në 8 vite pushtet.

52 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të ndëshkojnë kryeministrin e Rrënimit të vendit, duke zgjedhur alternativën e Rilindjes. Sali Berisha dështoi me gjithë investimet publike. Sot, nën moton “Gënjeshtra të vjetra-Zgjedhje të reja”, po riciklon çdo premtim të pambajtur në 8 vite dhe po përdor paturpësisht çështjen e investimeve publike për qëllime elektorale, a thua se paratë e taksave tona na i dhuron kryeministri. Sali Berisha premtoi në 2009 se në 2 vitet e para të mandatit të dytë, pra në vitin 2011, do të përfundoheshin të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit. Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot. Pas 8 vitesh e vetëm në prag të fushatës elektorale Sali Berisha ka përuruar vetëm 2 impiante nga 6 të premtuara. Ky përdorim antiligjor i fondeve publike për fushate elektorale te PD do të rëndojë dhe më xhepat e çdo qytetari shqiptar, të cilët në fund të kësaj fushate do të zgjohen me një barrë të shtuar financiare si rrjedhojë e borxheve në të cilat qeveria hyn për të mundësuar inaugurimet elektorale të saj”, theksoi Harito.
Sipas Haritos, “pas 23 qershorit, Qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës desktruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për arsye elektorale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›