Tifozët e Realit ironizojnë mungesën e Mesit ndaj Bajernit
Nuk ka luajtur për asnjë minutë në ndeshjen e kthimit ndaj Bajernit të Mynihut, edhe pse ylli i Barcelonës ka qenë në stol. U mendua që do të futej në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes, por duket se pas pësimit të golit nga Roben, futja e tij në fushë vetëm sa do të ulte reputacionin e tij.
Por tifozët e Realit sërish kanë gjetur një mënyrë për t’u tallur pak me fituesin e katër herë të “Topit të Artë”. Tifozët madrilenë kanë publikuar një foto, ku Mesi shihet duke fjetur në një hije dhe ku shkruhet: Sot është një 1 Maji, nuk punohet!
Një ironi kjo nga tifozët e Realit, kur ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Bajernit u luajt pikërisht me 1 maj dhe Mesi nuk ishte në fushë. Katalanasit u mundën me tre gola nga bavarezët.
(e.m/IInica/BalkanWeb)