E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha dështoi me shtëpitë për të pastrehët

 

Partia Socialiste akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur premtimin për të ndërtuar 4 mijë apartamente për të pastrehët. Deputeti Besnik Dervishi, ish-ministër i Turizmit, u tha dje se “në mbyllje të vitit të tretë të mandatit le t’i kujtojmë qeverisë atë çfarë shkruante në programin e saj: ‘Qeveria do të lehtësojë në një masë të madhe çështjen e strehimit të familjeve të pastreha, do të investojë në ngritjen e 4000 apartamenteve, me një bashkëpunim të ngushtë me qeverisjen vendore dhe me sektorin privat’”. Por, sipas tij, deri në fund të katër viteve nuk do të mund të ndërtohen më shumë se 1 mijë apartamente. “Bilanci në përfundim të tre viteve është i trishtueshëm, sepse jo vetëm që nuk mund të realizohen premtimet e qeverisë, por ritmet e ndërtimit të banesave për të pastrehët dhe kujdesi buxhetor për këtë sektor është më i ulët se deri në vitin 2005. Në dy vjet janë ndërtuar pa u vënë ende në përdorim nga të pastrehët vetëm 500 apartamente. Edhe buxheti 2008 dhe ecuria e deritanishme janë në të njëjtat parametra. Pra, në 4 vjet vështirë se do të ndërtohen 1000 nga 4000 apartamente të premtuara”, theksoi Dervishi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›